Qëllon me armë drejt makinës që e parakaloi, arrestohet një person në Durrës

Qëllon me armë drejt makinës që e parakaloi, arrestohet një person në Durrës

Policia e Durrësit thotë se ka parandaluar një ngjarje kriminale në aksin rrugor Manzë-Maminas, ku një person qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim.

Pas njoftimit se në aksin rrugor Manzë-Maminas, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi Ardian Hoxha 49 vjeç, banues në Manzë.

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy