
Aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sostëm në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikësve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



