Dhunë ndaj gruas dhe vajzës së mitur, babë e bir në Tiranë bien në pranga

Dhunë ndaj gruas dhe vajzës së mitur, babë e bir në Tiranë bien në pranga

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, duke vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.

Pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç babë e bir, të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.  

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy