
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën "Ura e Hanit" , në fshatin Otllak në Berat ku bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë mbetur të plagosur nënë e bir.
Sipas informacioneve të derimë tanishme janë plagosur Edlira dhe Stivi Çallmori (9 vjeç).Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Beratit ndërkohë bëhet me dije që drejtuesit e automjeteve Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.



