Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Orikum, Vlorë. Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima është gjetur në vendin e quajtur “Pashaliman”, Orikum, në rrugë.
Ndër të tjera bëhet me dije se personi i paidentifikuar është një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



