
Një 61-vjeçar raportohet të jetë plagosur në rrethana të paqarta në qytetin e Bajram Currit.
Policia bën me dije se shtetasi është transportuar për mjekim në spitalin e Gjakovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftim thuhet:
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.



