Prishi qetësinë publike/ Procedohet penalisht 23-vjeçari në Tiranë

Prishi qetësinë publike/ Procedohet penalisht 23-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar ndalimin e një 23-vjeçari në Tiranë, pasi i njëjti në lokalin ku ai menaxhonte vinte muzikë me zë të lartë, duke prishur qetësinë publike. I riu u procedua penalisht për “Prishje të qetësisë publike”. Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike. Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte, procedohet penalisht 23-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën "Mine Peza", shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin H. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy