
Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël.
Burime policore bëjnë me dije se mjeti tip "Volkswagen ", me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, është përplasur me mjetin tip " Ford", me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip "Volkswagen " gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit "Ford".
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



