Mashtrimi me skemat online në Fier/ Gjashtë të arrestuarit rrezikojnë dënime deri në 10 vite burg (VIDEO)

Mashtrimi me skemat online në Fier/ Gjashtë të arrestuarit rrezikojnë dënime deri në 10 vite burg (VIDEO)

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 6 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "XUEX", i ndërmarrë për goditjen e një skeme mashtruese me karakter piramidal dhe online.

Të arrestuarit janë Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini, të cilët akuzohen për veprat penale:“Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”

Siç raporton për "MCN Live", korrespondentja nga Fieri, Evi Gjini, nëse provohet skema, ata rrezikojnë dënime deri në 10 vite burg.

Seanca e masës së sigurisë ka nisur rreth orës 08:30 dhe aktualisht është në zhvillim.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, ndodhen familjarë të të ndaluarve, të cilët janë të irrituar dhe të tensionuar, duke pretenduar se arrestimi është i padrejtë.

“Ata nuk kanë detyruar askënd të bëhet pjesë e kësaj skeme. Kush ka marrë pjesë, e ka bërë me dëshirë,”, kanë deklaruar familjarët, jashtë mikrofonit.

Mediat nuk janë lejuar të ndjekin seancën nga brenda gjykatës, por sipas burimeve pranë Prokurorisë, rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe përmasat e dëmit ekonomik janë faktorët që do të peshojnë në vendimin për masën e sigurisë.

Operacioni “XUEX” nuk është mbyllur. Sipas informacioneve të Policisë, priten arrestime të tjera në ditët në vijim, ndërsa dy persona kryesorë të skemës, çifti Erledio dhe Alma Shebeku, janë ende në kërkim.

Të arrestuarit rrezikojnë dënime deri në 10 vite burg, në varësi të përfshirjes së tyre në skemën mashtruese dhe dëmit të shkaktuar ndaj qytetarëve që investuan në platforma false online me premtime për fitime të shpejta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy