Fushatë për përdoruesit e patinave elektrike/ Gjoba deri në 2 mijë l për shkelje të rregullave në trafik

Fushatë për përdoruesit e patinave elektrike/ Gjoba deri në 2 mijë l për shkelje të rregullave në trafik

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet! 

Duke apeluar për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dje lëvizje të sigurt në rrugët e kryeqytetit, Policia njofton se do të aplikohen edhe sanksione për thyerje të rregullave nga përdoruesit e patinave me  masë   administrative  me  gjobë  nga 250  deri  në  një  mijë  lekë kurse për mjetet  me  pedale  që drejtohen nga dy drejtues, do të aplikohen gjoba nga 500 deri në 2 mijë lekë.

1.Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.

2. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë.

3. Kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.

4. Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale.

 5. Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Evropian (Marka CE).

 6. Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.

 7. Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.

8. Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.

9.Mjetet  me  pedal të ndërtuara  dhe  të  njohura  për  transportin   e  njerëzve  të  tjerë,  përveç drejtuesit,  mund  të  drejtohen,  kur   janë  me  më  shumë  se  dy  rrota  simetrike,  nga  dy  drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.

 10.Në  mjetet  e  përmendura  më sipër nuk  mund  të  transportohen  më shumë  se  4  persona  madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.

11. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije   deri  në  moshën  6  vjeç,  i  siguruar  në  mënyrë  të  përshtatshme   me  pajisjet  e  nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.

12. Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.

 13.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.

SANKSIONI:

 Cilido  që  shkel  dispozitat e  këtij   neni,  ndëshkohet  me  masë   administrative  me  gjobë  nga dyqind   e  pesëdhjetë  deri  në  një  mijë  lekë.   Për mjetet  me  pedale  që drejtohen nga 2 drejtues,  gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy