Fluksi i lartë i automjeteve, ka paralizuar qarkullimin me orë të tëra në segmentin Lezhë-Milot. E gjithë kjo, si pasojë e numrit të lartë të pushuesve të cilët lëvizin drejt plazheve.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe vijon të jetë prezent.
Kjo situatë është kthyer në një refren të vazhdueshëm gjatë javëve te fundit, pasi sezoni turistik dhe kthimi i emigranteve ka shtuar numrin e automjeteve.



