Përndjekje ndaj ish-të dashurës e ngacmim seksual, disa të arrestuar në Tiranë

Përndjekje ndaj ish-të dashurës e ngacmim seksual, disa të arrestuar në Tiranë

Një 29-vjeçar është vënë nën hetim për shkak se akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

Nën hetim mësohet se është vënë G. C., 29 vjeç, ndërsa materialet për veprën penale janë referuar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.

Ndërkohë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke u proceduar në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.

Po ashtu policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Gjithashtu më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy