Një megaoperacion kundër krimit, me bilanc 166 të arrestuar, është zhvilluar nga Europol në një hark kohor prej 4 ditësh.
Sipas institucionit europain të policisë, aksioni ka nisur nga data 24 deri më 27 shtator dhe është kryer në 34 shtete.
Në thelb të këtij megaoperacioni të realizuar me përfshirjen e rreth 9 mijë policëve kanë qenë personat dhe grupet kriminale që kryejnë trafik armësh, lëndësh narkotike e emigracion klandestinësh.
Në BE megaoperacioni përfshiu vendet: Austri, Bullgari, Qipro, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungeria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburg, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia.
Ndërkaq, në vendet jo anëtare të BE operacioni ka përfshirë Shqipërinë, Bosnjë eHercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Mali i Zi, Macedonia e Veriut, Serbia, Zvicër, Britani e Madhe, Ukrainë, SHBA.
Në 4 ditë operacion janë kontrolluar 390 000 persona e 44 000 automjete në pikat kufitare tipike të trafiqeve ilegale.



