
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme monetare prej 70 mijë eurosh. Kjo sasi parash, sipas mediave italiane po transportoheshin me autobus në Shqipëri.
Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur në shkallët hyrëse të autobusit, ndërsa policia arrestoi shoferin e mjetit.
Kunjat e reja, me të cilat ishte fiksuar qilimi që mbulonte njërën nga shkallët në hyrje të autobusit nuk kaluan pa u vënë re nga inspektorët, të cilët pasi bënë kontrollin gjetën sasinë e parave.



