
Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu 50-vjeçaren Vera Preka, e cila në muajin nëntor u kap me një sasi prej 1.2 kilogramë lëndë të dyshuar kokainë. Shuarja e masës së sigurisë “Arrest me burg” është dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës.
Kjo kërkesë e prokurorisë është bërë pasi, nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokainë, por lidokaine e cila nuk gjendet në tabelen e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj. Vera Preka u arrestua me bujë nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Stacioni”.



