Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale O.Sh. pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



