
Operacioni policor i koduar “Catch” në Tiranë, u finalizua me arrestimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. L., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e kërkimit në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E.(D). D., 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



