Moti i keq/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore të Elbasanit

Moti i keq/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore të Elbasanit

Qarku i Elbasanit, që prej ditës së djeshme, është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, të cilat gjatë natës kanë arritur deri në 24 mm. 

Strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, në bashkëpunim me sallën operative të Policisë së Shtetit, kanë raportuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është shënuar rënie gurësh si dhe rrëzim pemësh në dy raste të ndryshme.
Në aksin Elbasan–Peqin ka pasur dalje aluvionesh, ndërsa në aksin Elbasan–Gjinar (zona e Derstilës) dhe në aksin Gramsh-Moglicë (zona e Bersnikut) janë evidentuar rënie inertesh dhe aluvionesh.

Për të gjitha rastet është ndërhyrë menjëherë nga firmat kontraktuese dhe akset rrugore janë aktualisht të hapura për qarkullimin e mjeteve.

Në qytetin e Elbasanit është raportuar prani e madhe uji në disa zona, por pa shkaktuar probleme në qarkullim. Si pasojë e motit me reshje, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe stakime të kontrolluara për arsye sigurie në zonat malore të njësive administrative Orenjë, Linikë dhe Polis në bashkinë Librazhd; në Stravaj dhe Qukës në bashkinë Prrenjas; në fiderin e Banjës në bashkinë Gramsh; si dhe në njësinë Labinot Fushë në bashkinë Elbasan.

Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike.+6

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy