Tahiri: Në polici shumë shpejt edhe trupa vullnetare

Tahiri: Në polici shumë shpejt edhe trupa vullnetare

Policisë së Shtetit shumë shpejt do t’i bashkangjitet një trupë e re vullnetare.

Ata do të jenë të rinj dhe të reja, që pas trajnimit disa mujor në Akademinë e Sigurisë do të bëhen pjesë e Patrullave të Përgjithshme, apo e sigurisë në shkolla e ambiente publike.

Këtë bëri të ditur sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, gjatë konferencës së parë Shkencore të Akademisë së Sigurisë.

Ministri Tahiri tha se të gjithë duhet ta shohin veten si kontributor të sigurisë.  “Kualifikimi është investimi më i madh që mund të bëjmë për sot dhe për nesër. Sfidat janë të shumta dhe më shumë sesa muskuj kërkojnë mendje dhe dije, edukim. Edhe punonjësi i policisë vullnetar do ketë mundësi të krijojë vetë bindjen mbi punën që bën sot Policia e Shtetit në përpjekjen tonë të përbashkët për të pasur më shumë siguri. Është shumë e domosdoshme që kjo hapësirë të jetë e gjitha për tu eksperimentuar. Nesër mund të jenë të rinj që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë ti shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve. Në vendet e BE ka mjekë që pas 8 orarëshit të punës shpenzojnë dy orë duke kontribuar vullnetarisht në polici, ka juristë. Ka çdo lloj profesioni, profesionisti që ndihmon policinë të bëjë punën si duhet”.

“Besoj se do vijë koha dhe në Shqipëri që Policia e Shtetit të jetë një mjedis që u jep mundësi të rinjve dhe të rejave jo detyrimisht duke u punësuar por dhe vullnetarisht të bëhen pjesë e asaj force pozitive në një lagje apo qytet që imponon dhe dikton rregullat e bashkëjetesës, sundimit të ligjit, mundësinë që siguria të jetë kontribut i të gjithëve”, u shpreh ministri Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy