Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë vendit të quajtur Labinot-Fushë.

Sipas policisë, një 25 vjeçar duke drejtuar makinën tip “Hyundai”, është përplasur me një mjet tip “Benz”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 3 persona.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, shtetasi F. Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L. B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy