Polici në Prizren vrau gabimisht vajzën e tij, më pas vret veten

Polici në Prizren vrau gabimisht vajzën e tij, më pas vret veten

Policia në Kosovë dha informacion zyrtar mbi ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmë në Prizren ku babë e bijë u gjetën të vdekur në banesë.

Viktimat ishin Sali Mazreku 52 vjec dhe vajza e tij 21 vjeçe.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se viktima Sali Mazreku pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se me armën zyrtare aksidentalisht ka vrarë të bijën e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten e tij.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ndodhi të martën rreth orës 19 e 16 minuta.Policia thotë se në vendngjarje kanë qenë edhe familjarët, saktësisht djali i efektivit të policisë që dyshohet se kreu krimin.

Sipas familjarëve, krejt ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Siç pretendojnë ata, zyrtari policor, S.M. në momentin tragjik ishte duke e pastruar armën e tij, dhe një plumb i shkrepur nga arma ka goditur vajzën e tij të madhe, e cila mbeti e vdekur. Pas kësaj, familjarët thonë se zyrtari policor vrau vetën.

Ai kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës.

Deri më tani, nuk dihen rrethanat zyrtare të rastit, por nga Prokuroria thonë se janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy