ILD, thirrje për nëntë pozicione inspektorë jo-magjistratë

ILD, thirrje për nëntë pozicione inspektorë jo-magjistratë

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për nëntë pozicione për inspektorë jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve.

ILD njofton se Inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

ILD bën të ditur se afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 tetor 2021. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy