Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli i jep pafajësi Redion Hysës

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli i jep pafajësi Redion Hysës

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës.

 

Më herët, Hysa ishte shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë. 

 

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, Apeli vendosi të hapte pjesërisht shqyrtimin gjyqësor, duke administruar prova dhe të dhëna shtesë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.

 

Fillimisht, për këtë vrasje u shpall në kërkim Brilant Martinaj. Megjithatë, gjatë hetimeve, një mesazh anonim informoi autoritetet se arma e krimit ishte fshehur në depozitën e ujit pranë banesës së Redion Hysës. 

 

Pas kontrollit, arma u gjet në vendin e sinjalizuar, çka bëri që procedimi ndaj Martinajt të pushohej dhe Hysa të merrej i pandehur.

 

Megjithatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor në themel, u arrit në përfundimin se provat nuk e implikonin Redion Hysën si autor të vrasjes së Xhulio Prelës.

 

Ky vendim u konfirmua tashmë edhe nga Gjykata e Apelit, duke i dhënë formë të prerë pafajësisë së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy