
Policia e Elbasanit, pas identifikimit se kishte ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, ka shpallur sot në kërkim 20-vjeçarin nga Rrajca.
Përkatësisht shtetasi I. H., dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Kjo zonë është pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë nga zjarri që ka kapluar Shqipërinë më shumë se prej dy javësh, dhjetëra autorë janë arrestuar. Nga ana tjetër vijon apeli i autoriteve për të denoncuar çdo rast krimi.



