
Një apartament në katin e katërt të një pallati në Sarandë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se apartamenti është në pronësi të shtetasit E. Zh., ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20.
Si pasojë janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve pa u dëmtuar asnjë person.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:20, në lagjen numër 3, Sarandë, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetasit E. Zh., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



