
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestur sot në burgun e Lushnjës një vizitor pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.
I arrestuari në flagrance me iniciale K.Sh, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes i dënuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Fishekët janë gjetur në fund të qesës. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.



