Humb kontaktet me familjarët një 62 vjeçar nga qyteti i Ersekës, por emigrant në Greqi. Në kontaktin e tyre të fundit ai ju kishte rrëfyer se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet kufirit të gjelbër, por pas asaj telefonate 62- vjeçari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.
Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Familjarët janë të frikësuar nga fakti që në këtë udhëtim 62-vjeçarin nuk e ndihmonin fort kushtet atmosferike për shkak të reshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit.
Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij. Po kryhen kërkime efektive nga të dyja anët e kufirit.



