Makina përplas biçikilistin në aksin Lushnjë-Fier

Makina përplas biçikilistin në aksin Lushnjë-Fier

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lushnje-Fier, pranë vendit të njohur si ‘Pushimi i shoferit’.

 

Drejtuesi i një makine tip Benz ka aksidentuar një person që po ecte me biçikletë. Biciklisti i identifikuar si Josif Pane, është plagosur pasi biçikleta u godit nga mjeti.

 

I moshuari është nisur në spitalin e Lushnjës dhe po merr mjekim dhe sipas mjekëve, pavarësisht se ka fraktura, është jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas drejtuesit të mjetit tip Benz, drejtuesi i biçikletës i ka hyrë përballë korsisë së lëvizjes. 

 

Shoferi i makinës ka ulur shpejtësinë pasi po kalonte në një zonë të kryqëzuar kur papritur biçiklisti u përplas në pjesën e përparme të makinës.

 

Policia është në vendngjarje për të zbardhur aksidentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy