Një grup qytetarësh protestuan dje në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Protesta degjeneroi në dhunë dhe për shkak të përdorimit të mjeteve të forta, një efektiv policie mbeti i plagosur.
Ndërhyrja e policisë shpërndau protestuesit, të cilët më pas janë proceduar penalisht dhe janë gjobitur.
Dhe me gjobat, policia nuk është kursyer. Një fletë gjobë që burimet në Korçë ia siguruan TvT.al ngarkon një prej protestuesve me detyrimin për të paguar 5 milionë lekë.
Qytetari në fjalë, i cili nuk është dakord me masën e marrë ndaj tij, është dënuar me gjobë në cilësinë e organizatorit të grumbullimeve masive.
Nëntë persona u proceduan penalisht për organizim të manifestimeve të paligjshme, shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës, pas protestës së Korçës.



