Digjen goma dhe mbetje plastike në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Digjen goma dhe mbetje plastike në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit, pranë zonës së ish-Kombinatit Metalurgjik, si pasojë e djegies së gomave dhe mbetjeve plastike.

 

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë ndezur zjarre buzë lumit Shkumbin, duke djegur materiale plastike dhe goma të përdorura, çka ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit në zonë.

 

Tymi i dendur është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke krijuar shqetësim për banorët dhe duke rritur rrezikun për shëndetin publik, për shkak të substancave të dëmshme që çlirohen gjatë djegies së këtyre materialeve.

 

Edhe pse është hera e disatë që ndodhin zjarre të tilla, policia ende nuk ka mundur të identifikojë zjarrvënësit.

 

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy