Thyejnë dhe grabisin bankën në Kavajë, autorët marrin 1 milion lekë, policia ndalon disa të dyshuar

Thyejnë dhe grabisin bankën në Kavajë, autorët marrin 1 milion lekë, policia ndalon disa të dyshuar

Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitje gjatë natës në Kavajë. Persona ende të pa identifikuar kanë arritur të hyjnë brenda bankës duke shpërthyer murin me eksploziv. Mësohet se në këtë bankë grabitësit kanë marrë një shumë prej 1 milion lekësh.

Banka e nivelit të dytë që është grabitur ndodhet në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër tregut bujqësor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe lënda plasëse është vënë nga muri i pasëm i bankës.

 Ndërkohë policia së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, dy prej të cilëve janë të dyshuarit kryesorë të kësaj grabitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy