Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, indentifkuar tre persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Fier.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan dy prej tyre: Pëllumb Zgurati, 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier dhe Durim Kapaj, 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.
Shtetasi Dorian Muhametaj, 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier.
Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



