Në kërkim nga drejtësia gjermane për mashtrim, arrestohet izraeliti në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia gjermane për mashtrim, arrestohet izraeliti në Tiranë

Një shtetas izraelit i kërkuar nga drejtësia gjermane për mashtrim, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për një shtetastë i akuzuar në Gjermani, për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Roy Garin, 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy