Tabaku: Mjetet rrethanore, arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit

Tabaku: Mjetet rrethanore, arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për mosmenaxhim të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit, kryesisht në Gjirokastër dhe Vlorë.

 Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se kur buxheti i shtetit përdoret si bankomat për PPP-të, mjetet rrethanore janë të vetmet armë për shuarjen e flakëve. 

“Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim. Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, shqiptarët janë lënë vetëm në mëshirën e fatit me darën e korrupsionit që i shtrëngon përditë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy