Policia e Tiranës pas një video të publikuar mbrëmë në rrjetet sociale në të cilën shfaqet një shtetas teksa dhunon nënën e tij, ka arritur të identifikojë të dyshuarin.
Sipas strukturave të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bëhet fjalë për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.



