
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri, në Delvinë.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Në aksident janë përfshirë një automjet me targa AA 246 RC, i cili pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, si dhe një automjet tip “Audi” me targa AB 558 XR, që ka pësuar dëmtime të rënda.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ekipet e urgjencës mjekësore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për t'u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për menaxhimin e situatës.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



