
Apeli i Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke lënë pas hekurave ish-deputetin socialist, Alqi Ballakon, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e inceneratorëve.
“Arrest me burg” kërkoi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, ndaj Bllakos duke u pranuar nga Apeli i GJKKO.
Dërgimi i masës së sigurisë në Apel, erdhi pas refuzimit të kërkesës nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme, për masën e re të sigurisë “arrest me burg”.
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:
- Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. A.B. të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.



