Transportonte lëndë narkotike me automjet, në pranga 33-vjeçari në Sarandë

Transportonte lëndë narkotike me automjet, në pranga 33-vjeçari në Sarandë

Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është goditur në Sarandë, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”. Një 33-vjeçar që transportonte me automjet lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, ka përfunduar në pranga. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas po transportonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: 
A. I., 33 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.  Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.  
 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të metejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy