Operacioni me urdhër të SPAK/ Shtyhet me një orë seanca ndaj vëllezërve Hoxhosmani dhe të tjerëve

Operacioni me urdhër të SPAK/ Shtyhet me një orë seanca ndaj vëllezërve Hoxhosmani dhe të tjerëve

Gjatë aksionit të së premtes nga SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, të cilët u arrestuan pas përgjimeve të komunikimit në platformën SKYECC, sot po zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GjKKO) seanca për masat e sigurimit ndaj të arrestuarve.

Para prokurorit Adnan Xholi dhe gjyqtarit Erjon Bani kanë dalë të pandehurit:A. H. Artur Hoxhosmani. K. H. Klevis Hoxhosmani, E. N. Ermir Ndrejaj, E. A. Erjon Alibej, P. D. Plarent Dervishaj dhe I. Ll. Ilir Lloshi.

Avokatët e të pandehurve kërkuan kohë për t'u njohur me aktet hetimore të SPAK-ut, duke shtyrë seancën me një orë.

Sipas SPAK, rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe janë nën hetim, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme nxori 7 urdhër-arreste, prej të cilëve u arrestuan 6 persona ditën e premte, ndërsa personi i shtatë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, sot është zbardhur emri i personit të shtatë të kërkuar nga operacioni i SPAK. Për të, GjKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. 

I kërkuari është Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy