Policia 'pastron' plazhin publik në Himarë, sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë

Policia 'pastron' plazhin publik në Himarë, sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë

Prej ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazheve që janë caktuar si publike, pra për përdorim të lirë për të gjithë ata që duan të shkojnë pa paguar privatin për vendin ku duan të ulen. Aksioni po vijon në vijën bregdetare në jug të vendit, në plazhe tepër të frekuentuara për pushuesit. Operacioini ka nisur nga Dhërmiu dhe gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin. Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë; -L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë; -E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy