Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Berat, një person kapet duke kanosur me sëpatë

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Berat, një person kapet duke kanosur me sëpatë

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë në Berat, parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet dy personave, i cili mund të sillte pasoja për jetën, pas kanosjes me sëpatë.

Sapo janë njoftuar se në lagjen “Çlirimi”, një shtetas po kanoste një tjetër, me mjet prerës (sëpatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të, si dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Si provë materiale, policia ka sekuestruar sëpatën, me të cilin u krye kanosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy