Nipi vrau xhaxhain dhe më pas veten, zbardhet dinamika e krimit në Vlorë

Nipi vrau xhaxhain dhe më pas veten, zbardhet dinamika e krimit në Vlorë

Disa orë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes.

Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë por kishte tokat me ullinjë në fshatin Mekat. Ditën e djeshme që ishte edhe dita e ngjarjes kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për ti vjel këta ullinj sëbashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës që është edhe autori i ngjarjes.

Sipas policisë motivet e krimit janë ende të paqarta por sipas dëshmive besohet se janë zënë për rrënjët me ullinjve, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë. Një debat i filluar mes fjalëve, konfrontimit fizik mes tyre dhe më pas përdorimit të armës së gjahut.

I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike, depresive Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marr armën e gjahut pa e kuptuar ndoshta xhaxhai i tij gjendjen e nipit, është rikthyer tek toka dhe ka goditur në drejtim të tij me një plumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur veten në kokë.

Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta. Arma ka shtirë vetëm dy herë pasi aq fishek ka patur. Autori vuante nga gjendja e rënduar psikologjike. Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat.

Në gjendjen civile rezultonte i pamartuar. Ndërsa viktima ishte me profesion të hershëm policë dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar dhe kishte krijuar familje. Për ngjarjen janë pyetur personat e afërt të të dyve familjeve, afro 15 të tillë.

Janë pyetur në vendin e ngjarjes që ishte edhe shtëpia e Genci Koretës në pronësi të babait të tij të ndjerë si dhe të familjes së Jorgji Koretës të cilët janë shprehur se skanë patur më parë konflikte dhe kanë pohuar gjendjen e rënduar depresive të tij.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë në errësirë të plotë, nuk bëhet fjalë të ketë kamera sigurie. Mekati është fshat i Vlorës i cili administrohet nga Llakatundi por pjesë e Bashkisë Vlorë.

Pak vite më parë djali i Jorgjit ka qenë në automjet me Genci Koretën autorin e ngjarjes ku kanë patur një aksident me vdekje. Në aksident ka ndërruar jetë djali i Jorgjit. Ndërsa mësohet nga banorët që ky mund të ketë qenë edhe shkaku i lindjes së debatit krahas debatit për tokën.

Xhaxhai nën zë shpesh herë thuhet se e akuzonte duke i thënë se ti Genti ma vrave djalin. Pas aksidentit Genci përjetoj traumë të rënd psikologjike ku nuk e kaloi asnjëherë. Ndërsa bashkëshortja e Jorgjit, viktimës në këtë rast shpesh herë edhe ajo bënte përgjegjës Gencin për aksidentin e djalit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy