Gjendet një parcelë me kanabis në Dajt

Gjendet një parcelë me kanabis në Dajt

Një parcelë me 502 bimë narkotike kanabis sativa është identifikuar dhe asgjësuar nga policia e Tiranës në pyllin e Dajtit. 

Siç bën të ditur policia e kryeqytetit, “në pyllin e Dajtit, është gjetur e mbjellë një parcelë me bimë narkotike, në të cilën kishte të mbjella 502 bimë të dyshuara narkotike dhe në krahë të kësaj parcele është gjetur dhe një kasolle e improvizuar në të cilën ishin të vendosura 507 degë bimësh të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa në proces tharjeje”.

Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas është roje i Shërbimit Pyjor në Dajt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy