
Një person është vënë në prangat e policisë së Kavajës, i dyshuar për plagosjen me thikë të dhëndrit të tij.
Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.3, Kavajë, i plagosur me thikë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në spital dhe në vendin ku ka ndodhur ngjarja në banesën e shtetasit L. D., dhe, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin P. D., 64 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi P. D., e ka plagosur me thikë dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë.



