Digjen 11 krerë bagëti në Babicë të Madhe/ Pronarja: Flakët janë të qëllimshme

Digjen 11 krerë bagëti në Babicë të Madhe/ Pronarja: Flakët janë të qëllimshme

Një stan me bagëti të imta ka marrë flakë përgjatë mbrëmjes të se dielës në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.

Si rrjedhojë e flakëve janë djegur 11 krerë, dhënë, keca dhe qengja.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pronarja e stanit, Mbarime Jonuzaj thotë se flakët janë të qëllimshme.

Sipas saj stanit i është vendosur flaka pasi nuk ka mundësi të marri zjarr stani sepse nuk kanë as energji elektrike të vendosur në të.

Ajo thotë se nuk dyshon tek askush pasi nuk kanë hasmëri me asnjë person .  

Zonja Jonuzaj thotë se ndërhyrja e forcave të policisë dhe shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme. E kanë ndihmuar edhe banorë të fshatit por pa mundur të shuajnë flakët. Dëmi sipas saj është vërtet i madh dhe nuk kanë mundësi mese ti zëvendësojnë bagëtitë pasi me ato ushqeheshin

Në banesë janë të vendosura edhe kamera sigurie të cilat kanë filmuar lëvizjet në zonë si dhe momentin e flakëve.

Pamjet filmike pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit me pasoja të rënda për bagëtinë e imët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy