FactCheck mëson se ky konflikt mes të rinjve që përfundoi me një viktimë dhe dy të arrestuar deri më tani daton afro 15 muaj më herët aty ku një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhaj identifikuar si Arbër Murataj, ka mësuar se ish shoqja e tyre e klasës nga gjimnazi privat “ARS….” kishte nisur një raport intim me Stiven.
Në dosje thuhet se fillimisht shtetasja me iniciale F e cila ka marrë mesazhin me përmbajtjen “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë”.
Këtë mesazh rezulton se F ja ka treguar të ndjerit Stiven Toshkësi me të cilin kishte një raport intim dhe ai i ka thënë nëse Murataj të shkruan sërish më thuaj.
Pas kësaj situate Stiven rezulton se i ka dërguar Arbër Murataj mesazh duke i shkruar “mos e ngacmo më F”.
Ky komunikim rezultoi fatal pasi pas kësaj përgjigja që ai do të merrte nga Arbëri ishte “Po je burrë eja më tako dhe mos më shkruaj”.
Stiven është takuar me Murataj, dhe ky takim sipas deklarimeve të të dashurës së tij dhënë për hetuesit ka përfunduar me plagosjen e viktimës me thikë në bark plagë të cilën ajo ja ka parë Stiven dhe dhunimin e të dashurit të saj nga ish shoku i klasës së saj.
Kjo ngjarje ka ndodhur disa kohë para mesnatës së 18 Prillit moment ku rezulton se ka futur të rinjtë në konflikt.
Teksa Gjykata caktoi masat e sigurisë arrest në qeli për të dy të dyshuarit e vrasjes së Stivi Toshkësit, Axel Hoxhajn dhe Ensi Mazen.
Avokati i Mazes, Tonin Prendi tha se klienti i tij në këtë rast vetëm ishte mbrojtur nga sulmi dhe nuk ka vrarë askënd.
E teksa ky është një pretendim, mbrotjia e Hoxhaj ka preferuar të mos flasë për mediat ndërsa i dyshuari ka pranuar krimin para hetuesve.
Me akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dy të rinjtë rrezikojnë minimum nga 10-25 vite burgim.



