
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë.
Mësohet se një 26-vjeçar, që drejtonte një mjet tip “Benz”, ka përplasur dy këmbësorë, 34 dhe 22 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Kurse shoferi u shoqërua në komisariat nga policët, që mbërritën menjëherë në vendngjarje.



