
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, në ambientet e një biznesi.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të dhëna për persona të lënduar rëndë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.



