Tritol banesës së biznesmenit në Gjirokastër (VIDEO)

Tritol banesës së biznesmenit në Gjirokastër (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në garazhin e një banese 3-katëshe në lagjen Granicë në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe nga informacionet paraprake nuk raportohet të ketë njerëz të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello. Biznesmeni ka në pronësi një lavanderi (pastrim kimik).

Biznesmeni ka në pronësi lokale dhe dyqane të ndryshme në qytetin e gurtë, gjithashtu njihet edhe si pronar i një agjencie autobuzësh.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur edhe hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy