“Together” u kodua një operacion i policisë gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një biznesi në Kamëz.
Si të dyshuar u arrestuan shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.
Gjatë së dielës dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për dy vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:
Më datë 18 nëntor 2025 dhe 29 janar 2026, dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.
Ndaj të ndaluarve hetimet janë në vijim, për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë.



